Qeveria do të ndërtojë ndërtesë të re për Arkivin Shtetëror


Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme ka miratuar informatën për tejkalim të problemit me hapësirën e Arkivit Shtetëror.

“Do të ndërtojmë objekt të ri, sipas standardeve siç duhet të duhet një objekt për ruajtjen e materialeve arkivore”, informoi shkurt zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Ai ka theksuar se në ndërkohë ka filluar edhe sanimi i ndërtesës ekzistuese të Arkivit, një, e cila është pjesë e projektit “Shkupi 2014”, që në periudhën e kaluar ka qenë e dëmtuar dhe me këtë janë rrezikuar edhe dokumentet arkivore.