Qeveria as nuk përzihet, as nuk do të përzihet, në asnjë bashkësi, përfshirë edhe BFI-në


Qeveria as nuk përzihet dhe as që ka ndërmend të përzihet në asnjë bashkësi dhe kjo vlen edhe për BFI-në.  Për ne kryetar i BFI-së është ai i cili konfirmohet me kushtetutë dhe ligjet e BFI-së.  Nuk na takon ne që të interpretojmë apo të hyjmë në këtë çështje, tha kryeministri Zoran Zaev i pyetur për akuzat për përzierje  të qeverisë në ngjarjet që ndodhën në BFI.

“Shteti nuk ka ndërmend që të përzihet sepse  karakteri sekular i Kushtetutës sonë është i qartë. Do ta respektojmë atë që do të vendosin besimtarët e çdo bashkësie fetare “, tha Zaev në pres konferencën me rastin e  vizitës së Papa Françeskut në vend.

Ai tha se nuk do të lejojë që të komentohen detaje lidhur me vendimin gjyqësor dhe se kjo, siç tha, është e drejtë e BFI-së.

“Puna ime është që t’i shërbej qytetarëve, unë jam politikan, kryetar i Qeverisë. Puna e reisit është që t’i  shërbejë besimtarëve të besimit islam dhe absolutisht ne jemi  thirrur që të bashkëpunojmë në pjesën që nënkupton qytetarë, pa marrë parasysh  nëse janë besimtarë. Duhet që të bashkëpunojmë dhe të besojmë se do të vazhdojmë që të bashkëpunojmë. As nuk kam menduar, as do të mendoj dhe askush nuk duhet që të mendojë se politika përzihet në bashkësitë fetare. Ato kanë ligjet dhe dhe kushtetutat e veta dhe ajo që do të vendoset duhet të respektohet”, thotë Zaev.

Sipas tij, është e rëndësishme që institucionet e sistemit të funksionojnë dhe se e vërteta dhe drejtësia do të dalin në dritë.