Qeveri: Anulohet takimi i liderëve, refuzojmë ultimatume partiake dhe bllokim të progresit të vendit


Фото: Б. Грданоски

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot përmes një komunikate informoi se nuk janë krijuar kushtet për arritjen e konsensusit për organizimin e takimit të liderëve të caktuar për sot dhe se ai nuk do të mbahet. Qeveria, shtohet, refuzon të pranojë ultimatume nga kryetar të papërgjegjshëm partiak të VMRO-DPMNE–së i cili mbrojtjen e krimit dhe përpjekjes për bllokim dhe izolime i vendos para interesave shtetërore për progresin e vendit tonë.

Në kumtesë, theksohet se kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev më 15 korrik në një ngjarje të hapur, ndërsa pastaj edhe me ftesa, u ka bërë thirrje kryetarëve të VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe të Aleancës për Shqiptarët,  në takim të liderëve me qëllim të vetëm të bashkohet kontributi në përmbylljen e proceseve reformuese në gjyqësor, kodin zgjedhor, si dhe për zbatimin e regjistrimit, si tema me rëndësi të veçantë për qytetarët dhe për vendin tonë në prag të integrimeve evropiane dhe vendimin për fillimin e negociatave për anëtarësim në Union.

“Për fat të keq, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në vend që të pranojë bisedë parimore dhe marrëveshje për Kod të ri zgjedhor, zgjodhi të qëndrojë në anën e kundërt të interesave të qytetarëve, në anën e kundërt  të interesit të shtetit dhe iku nga bisedimet. Këto tema kyçe për vazhdimin e reformave dhe zhvillimin ekonomik të vendit Mickoski i ka degraduar me kërkesa alibi  të cilat dalin vetëm dhe vetëm në interes të përfitimit të ngushtë partiak. Ai refuzoi të shohë se takimi i liderëve  është një mundësi  deri në zgjedhjet e ardhshme të sigurohet legjislacion i pranuar për të gjithë, me rekomandime të sendërtuara nga ODIHR dhe me mundësi të hapet debat edhe për model të ri zgjedhor”, theksohet në kumtesë.

Kjo, shtohet, tregon se qëllimi nuk ka qenë të bisedohet për zgjedhjet e parakohshme por të iket edhe nga kjo temë.

“Në vend që të pranojë se është koha për marrëveshje në dobi të shtetit ligjor dhe sundimit të së drejtës dhe si kyçe të sigurohet sistem të prokurorisë publike të shtetit me PSP të ndërtuar për drejtësi pa selektivitet, i cili këto ditë merr një ngritje të fuqishme, Mickoski edhe më tej mbetet në pozicionet ta mbrojë krimin dhe paraardhësit e tij dhe mentorët politikë.  Lideri i VMRO-DPMNE-së, për fat të keq, nuk mund ta njohë as rëndësinë qenësore  për konsensus se regjistrimi nuk duhet të politizohet  dhe se të gjitha partitë politike duhet të obligohen se do t’i mundësojnë të gjitha kushtet që të realizohet regjistrim i suksesshëm, si operacion statistikor rreptësisht profesional nga Enti Shtetëror i Statistikës”, potencohet në kumtesë.

Kryeministri Zaev, shtohet, me nismën për takimin e liderëve ka treguar gatishmëri që të pranohen sugjerime dhe propozime për këto çështje, që të sendërtohen në aktivitetet partiake  të Qeverisë në periudhën e ardhshme, por nuk do të pranojë ultimatume të cilat vetëm kanë për qëllim ta bllokojnë progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Interesat strategjike të shtetit, reformat dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve, nuk duhet të jenë lëndë e shantazhit të opozitës. Interesat kombëtare dhe drejtësia për qytetarët janë të pacenueshme dhe me ato dhe nuk duhet të ketë kompromise”, theksohet në kumtesë dhe njëherit paralajmërohet për sot konferencë për shtyp në Qeveri në të cilën para gazetarëve dhe para opinionit fjalim të mbajë kryeministri Zaev për arsyet e refuzimit të takimit të liderëve, si dhe për hapat që nevojiten dhe do të ndërmerren në rrugën e progresit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.