Babë e bijë sulmohen nga qentë endacakë


Mbrëmë rreth orës 22:30 në Karposh nga qentë endacak janë sulmuar një vajzë 13 vjeçare  dhe babai i saj. Vajza ka pësuar lëndime më të rënda trupore, ndërsa babai  i cili është munduar të largojë qentë, ka pësuar lëndime më të lehta. Babë e bijë janë dërguar në Klinikën ”Nënë Tereza”, ku dhe iu është dhënë ndihmë mjekësore.