Qendra e re klinike do të ndërtohet në Zllokuqan të Karposhit


Qendra e re klinike sipas të gjitha gjasave do të ndërtohet në lokacionin në afërsi të Zllokuqanit, të Komunës së Karposhit. Ky vendim do të duhet të kumtohet gjatë ditës së sotme nga ana e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton NOVATV. Ndaj këtij vendimi sipas të gjitha gjasave ka ndikuar edhe prezantimi i Asociacionit të Arkitetëve përpara kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit Filipçe, por edhe opinionit të gjerë, njofton Portalb.mk.

“Shqetëson fakti që rruga “Vodnjanska” do të jetë plotësisht e bllokuar, nëse ndërtohet në vendin ku ishte planuar deri më tani. Kamionët dhe mekanizimi do ta bllokonin edhe hyrjen e bllokut të klinikës. Ai do të ishte shumë problem”, thotë burime qeveritare për NOVATV.

Sipas burimeve, thuhet se për atë, shteti do të jetë i obliguar që t’i paguaj 5.5 milionë euro Bankës së Këshillit të Evropës dhe se do të hidhen poshtë 1.3 milionë euro për projektin që e bën shtëpia projektuese italiane AREN SRL.

Por, në këtë hapësirë, në veri të Zllokuqanit, do të mundet që të ndërtohet objekt i madh kapital deri te i cili do të ishte e lehtë që të arrihet nga të gjitha anët. I njëjti do të jetë i lidhur me infrastrukturë të mirë, me qasje nga pjesa perëndimore dhe lindore e Maqedonisë, por edhe do të ketë qasje të re edhe nga qytetarët e Shkupit. Edhe pse do të humbet ndoshta edhe 1 vit për përgatitjen, por kjo zgjidhje është afatgjate dhe do t’u shërbejë qytetarëve, për 50 vitet e ardhshme, thonë burimet