Putin: Shpresoj se do t’i mërzisë politika e sanksioneve


Kryeministri rus Vlladimir Putin pret që “politika e sanksioneve” shumë shpejt do t’i mërzisë ideologët e saj.

“Besoj se shumë shpejt do t’u mërzisë. Edhe me tej shpresojë se, disi, do të realizojmë raporte normale”, tha Putin në kongresin e Unionit rus të industrialistëve dhe sipërmarrësve.

Putin tërhoqi vëmendjen e bashkësisë së biznesit, për shkak të, siç raportojnë mediat ruse, „faktit se Rusia po hyn në periudhë shumë komplekse, dramatike dhe të rëndësishme të zhvillimit të saj“.

“Ju dhe unë jemi të vetëdijshëm për kufizime të jashtme. Nuk do të merrem hollësisht me ta. Vetëm po them se qëndrimi i jonë është i njohur mirë: politika e kufizimeve artificiale në marrëdhëniet ndërkombëtare të biznesit ka ngecje, e cila çon në humbje të drejtpërdrejta për të gjithë, përfshirë dhe iniciatorët e politikave”, theksoi Putin.

Ai shtoi se kompanitë e huaja e ndajnë të njëjtin qëndim