Publikohet ,,bomba” е dytë për Kamçevin dhe Boki 13 (Video)

Internet botimi i gazetës italiane “La Verita” mëngjesin e sotëm ka pubklikuar pjesë të reja të video xhirimit për pagesën e të arrestuarit Orce Kamçev ndaj Bojan Jovanovskit (Boki 13), që në pjesë të mirë përsëriten nga audio dhe video materialet e plasuara dje.

Incizimi i sotëm përmban audio regjistrim nga biseda për të cilën dëgjohen zëra nga përkujtojnë në ato të biznesmenit Jordan “Orce” Kamçev dhe Boki 13, ndërsa në një pjesë edhe një fjali e futur nga prokurorja speciale publike Katica Janeva. Nuk ka video që të shihet ku dhe si zhvillohen bisedimet.

Autori i incizimeve të djeshme dhe të sotme nuk është bërë i ditur, as si janë xhiruar dhe kush i ka shpërndarë. Publikuesi është gazetari Laris Gajser, i njohur për qëndrimet e tij të djathta ekstreme dhe për afërsinë me personat nga e djathta ekstreme. si dhe me përfaqësues të VMRO-DPMNE-së.

Prokuroria Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion, që e zhvillon lëndën “Reketi” nuk precizoi nëse e kanë të njohur xhirimin e publikuar dje dhe nëse e kanë si dëshmi materiale. Prokurori publik Lubomir Joveski në një deklaratë për MIA-n theksoi se video xhirimi nuk është nga burime nga Prokuroria dhe se ajo nuk mund ta rrezikojë hetimin për “Reket”. Po qe se vjen deri në procedurë gjyqësore, sipas Joveskit, dëshmitë, mes të cilëve edhe materiale të xhiruara, Prokuroria do t’i prezantojë si dëshmi.

Lidhur me publikimet u prononcua edhe prokurorja speciale Janeva, e cila thotë se është e shqetësuar si veprimet e saj “sillen në çfarëdo qoftë korrelacioni me rastin “Reket”.

“Si prokurore publike speciale detyra ime që të kontaktoj me të gjithë të dyshuarit, si dhe me persona tjerë lidhur me procedurat penale, të cilat zhvillohen në këtë Prokurori publike dhe nga të gjithë ata të përpiqem të nxjerr sa më shumë informacione”, thotë Janeva duke shtuar se ka biseduar për rritjen e shkallës së bashkëpunimit me të dyshuarit, për zbulimin e njohurive të tjera në dobi të hetimit, por në asnjë rast dhe në asnjë moment nuk është nisur me asnjë ndikim, nuk e ka keqpërdorur funksionin e saj dhe nuk ka vepruar kundër ligjit. “Prokurori është gjithmonë prokuror, madje edhe kur bisedon me të dyshuarin në telefon, ndërsa për një deklaratë të këtillë në atë moment kishte arsye të justifikuar”, thekson Janeva.

LSDM-ja qeveritare vlerësoi se publikimi i xhirimit është pjesë e “skenarit të përgatitur paraprakisht për shkatërrimin e shtetit juridik dhe integrimet në BE dhe NATO” dhe shfaqi shpresë se kjo në të vërtetë vetëm do ta përshpejtojë hetimin për “Reket” dhe do të dështojnë tentativat e sabotimit të rastit ose për shpëtimin e dikujt.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE-ja opozitare parashtroi qëndrim se xhirimi paraqet “dëshmi se Janeva është kryerësi institucional i reketit milionësh” dhe si Boki 13 dhe Kiçeec “janë vetëm tentakulat e oktapodit kriminel të pushtetit”. Sipas partisë, bëhet fjalë për “shoqërim kriminel të gjykatësve, prokurorëve dhje politikanëve”.

Përndryshe, gazeta “La Verita” në disa vitet e kaluara vlen si medium i afërt me opozitën aktuale në vend, si medium i parë i hua, i cili para një muaji informoi për “bombën” e publikuar në rrjetet ruse, në të cilën sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, gjoja e kurdis fituesin e tenderit për furnizimin e pajisjes për M-NAV.

Laris Gajser është slloven me pasaportë italiane. Ai është kryetar i Lëvizjes panevropiane të Sllovenisë, pjesë e kryesisë së Unionit Panevropian ndërkombëtar. Së bashku me të, në kryesinë e kësaj organizate është edhe ambasadori i deritanishëm i Maqedonisë në Bruksel dhe këshilltar i ish kryeministrit Nikolla Gruevski, Andrej Lepavcov. Në zgjedhjet parlamentare në vitin 2011, Gajser ka qenë kandidat në zgjedhjet për Partinë e djathtë Popullore sllovene (SLS).