PSP hetim për dështimin e regjistrimit, dyshohen krerët e VMRO-së dhe BDI-së


Hetimi i parë i ri i PSP-së është me emrin “Regjistrimi”. E njëjta është kundër dy persona, në cilësinë e kryetarëve të VMRO-DPMNE-së, dhe BDI-së, si koalicion qeveritar kanë ndaluar regjistrimin. Dëmi në buxhet, tha Fetai, raporton SHENJA, është mbi 175 milionë denarë.
“Ekziston dyshimi që me qëllim që të mbrojnë faktin se nuk kanë kapacitet politik, që të mbulojnë faktet për gjendjen ekonomike dhe demografike, të dyshuarit mes 10 dhe 11 tetor, janë marrë vesh që të ndalojnë regjistrimin e popullatës. Me qëllim që të shmangin përgjegjësin janë marrë vesh arsyet që ndalim e regjistrimin t’i prezantojnë si gabime teknike”, ka thënë prokuroja special fatime Fetai, raporton SHENJA.

Rasti i dytë i hapur nga PSP e mban emrin “I forti”, ndërsa në rolin kryesor është një deputet. Përpos tij, prokurorja Fatime Fetai, tha se dyshohen edhe 13 persona tjerë, raporton SHENJA. Sipas dyshimit, personi në fjalë ka shpërndarë tokë shtetërore.
Detaje lidhur me rastin do të ju japim më vonë.