PSP: Ende nuk kemi marrë shkresë nga PP-ja si do të veprojë me lëndët


Prokuroria Speciale Publike informon se ende nuk kanë marrë letër me shkrim nga ana e Prokurorisë Publike të RMV-së dhe në pajtim me këtë nuk mund të njoftojnë nëse dhe si do të veprojë me lëndët e tyre.

“Lidhur me ngjarjet aktuale duam ta informojmë opinionin se ende nuk kemi marrë letër me shkrim nga ana e Prokurorisë Publike të RMV-së që të mund të njoftojmë nëse dhe si do të veprohet me lëndët e kësaj Prokurorie Publike”, informojnë nga PSP-ja.

Nga PSP-ja në kumtesë, shprehin shqetësim për shkak të faktit që ende nuk është përzgjedhur prokuror publik i cili do ta zëvendësojë Katica Janevën, e as që është sjellë vendim i ri ligjor i cili me të cilin do të rregullohet statusi i kësaj Prokurorie Publike.

“Përkujtojmë se mandati i PSP-së është deri më 15 shtator të vitit 2020, deri kur vazhdojnë marrëdhëniet e punës së të punësuarve në Prokurori dhe obligimet vijuese të institucionit. Mungesa e rregullativës për atë çka do të ndodh me të punësuarit, obligimet vijuese, arkivin dhe materialet me të cilat disponon Prokuroria, në situatë kur nuk ka person udhëheqës të institucionit, do të sjell deri në probleme reale në realizmin e të drejtave nga marrëdhënia e punës së personave të punësuar dhe shlyerjen e detyrimeve të institucionit dhe njëherit do të mungojë edhe kontrolli i zbatimit të procedurave të sigurisë lidhur me të gjitha materialet me të cilat disponon Prokuroria”, thuhet në kumtesën e PSP-së.