Protestuesit u arrestuan në Kukës, masa e sigurisë jepet në Tiranë


Seanca gjyqësore për dhënien e masës së sigurimit personal për 23 personat e arrestuar lidhur me protestën në Rrugën e Kombit e Kombit, do të jepen në Gjykatën e Tiranës.

Seanca është njoftuar të jetë në orën 09:00. Në një njoftim zyrtar për mediat, Prokuroria njoftoi se hetimet u nisën nga organi i akuzës në Kukës.

Protestuesit u arrestuan në Kukës, të akuzuar se kanë shkelur ligjin dhe në mënyrë të kundërligjshme ata u transferuan në Tiranë, ndërkohë që është prokuroria e Kukësit ajo që ka ngritur akuzat.

Duhet të ishte Gjykata e Kukësit ajo duhej të ishte shprehur lidhur me vendimin për masën e sigurisë.