Protestuesit serbë largohen nga ura e Ibrit


Protestuesit e mbledhur të ura e Ibrit, të cilët kundërshtonin arrestimin e zyrtarit serb, Marko Gjuriq nga ana e Policisë së Kosovës, kanë filluar të shpërndahen të qetë.

Ata menjëherë pas arrestimit të Gjuriq, ishin mbledhur për ta shprehur revoltën e tyre me këtë rast.

Ndryshe, drejtori i Zyrës Serbe për Kosovë pasi ishte sjellë në stacionin policor Qendra në Prishtinë dhe i kishte kaluar procedurat e nevojshme, ai është depërtuar në drejtim të kufirit të Kosovës me Serbinë. /Telegrafi/