Protestuesit e fyejnë Mickoskin sepse refuzoi të mbajë fjalim


Lideri i opozitës Hristian Mickoski ka refuzuar të drejtohet protestuesve para Kuvendit të Maqedonisë. Disa herë u kërkuar nga ai që të marrë fjalën dhe të deklarohet për ndryshimet kushtetuese, megjithatë ai nuk iu përgjigj ftesës.

“Hera e fundi është që po ju ftojmë të drejtoheni dhe të tregoni qëndrimin nëse do të votoni ose jo”, tha njëri nga protestuesit.

Pasi e kuptuan se lideri i VMRO-DPMNE-së, nuk e ka ndërmend të mbajë fjalim, të pranishmit filluan të shfaqin pakënaqësi madje edhe drejtuan fjalë të pahijshme ndaj tij.