Protestë para Kuvendit kundër dygjuhësisë


Forcat e bashkuara maqedonase, “Tvrdokorni” dhe disa Shoqata sot në ora 13 para Kuvendit do të organizojnë protestë kundër siç thonë “dygjuhësisë dhe albanizimit të Maqedonisë”. Sipas organizatorëve, dygjuhësia është humbje e karakterit të shtetit, transmeton Medial.mk.

“Vëllezër maqedonas ju ftojmë të na bashkoheni në protestën kundër dygjuhësisë. Dëgjojini qarjet e nënës Maqedoni dhe ejani të dielën në ora 13 para Kuvendit”, thuhet në ftesën.