Protestë para gjykatës: Kërkohet me çdo kusht lirimi i Abfulfeta Alimit


Një grup qytetarësh të revoltuar nga vendimi i Gjykatës Penale për dënimin e shqyptuar ndaj Abdulfeta Alimit, u mblodhën në sheshin ,,Skenderbe”. Nga atje ata marshuan drejt gjykatës, duke thërritur: ,, Drejtësi për Abdulfeta Alimi, të shpëtosh njeri nuk do të thotë se je terrorist”.

Edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i’u bashkangjit protestuesve. Ai thekson se Alimi është hero i cili i’a ka shpëtuar jetën.

Protestuesit kërkuan lirimin e Alimit me çdo kusht. Ndryshe Alimi u dënua me 7 vjet burg për ngjarjet e 27 prillit.