Protesta për Rrugën e Kombit, arrestime të shumta gjatë natës


Banorët e Kukësit janë përballur gjatë natës me ndërhyrjen e Forcave Speciale të policisë shqiptare dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë pas protestës së djeshme, ky qytetarët kuksianë protestuan kundër tarifës së lartë për kalimin në Rrugën e Kombit.

Ende nuk ka një shifër zyrtare të arrestimeve, por mësohet jo zyrtarisht se shumë persona janë prangosur nga policia shqiptare.

Operacioni forcave speciale është kryer në koordimin me policinë e Kukësit. Prokuroria po ashtu ka nisur hetim për shkatërrim prone.

Dhjetëra qytetarë protestuan dje në mesditë në rrugën e Kombit duke djegur sportelin e kompanisë koncesionare ky vilen paratë e kalimit në këtë rrugë.