Protesta në Shkup: “Jemi këtu që të flasim në emër të Almirit”


Është mbajtur protestë sot në Shkup kundër rikualifikimit të lëndës për Almir Aliun. Në emër të organizatorëve foli aktori Visa Vishka i cili tha se kërkojnë nga Prokuroria publike që me profesionalizëm të ushtrojnë detyrën si që e lyp drejtësia.

“Jemi këtu që të flasim në emër të Almirit. Në bazë të incizimeve bëhet fjalë për vrasje klasike e bërë me paramendim. Shpresojmë që Prokuroria do të na jap një fije shprese se ekziston drejtësi. Ne do ta vazhdojmë këtë luftë, sepse nuk është vetëm për Almirin, por edhe për fëmijët tanë”, ka thënë Vishka, raporton Medial.mk.

“Ne shpresojmë të dalin për çdo padrejtësi, ne e morëm këtë nismë pasi e pamë se kishte një heshtje të madhe, pasi nuk doli askush”, shton ai.

Turma e protestuesve prej te Ura e gurit ka vazhduar deri para Prokurorisë për t’u bërë edhe atje një veprim simbolik dhe duke vendosur lule në hyrje të objektit.