Protesta në Athinë për Maqedoninë më masive se sa pritej, merr karakter antiqeveritar


Asnjë protestë për masat antikrizë të cilat pothuajse të gjitha qeveritë i votuan në Greqi, ndërsa kanë bërë shkurtime të pagave dhe pensioneve, asnjë protestë në kuadër të grevave të përgjithshme, asnjë tubim për problemet financiare të vendit, nga fillimi i krizës dhe vendosja e memorandumit prej vitit 2010 deri më sot, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, nuk arriti t’i tubojë kaq shumë grekë, aq sa sot dolën në protestën për Maqedoninë.

Mijëra qytetarë, kishin dalë nga e mbarë Greqia por edhe nga Athina, familje me fëmijë të vegjël, pensionistë, shoqata të djemve dhe vajzave të reja, klerikë, pothuajse të gjithë me flamuj në duar.

Flamujt grek shiten në çdo hap nga 1,2 apo 5 euro varësisht madhësisë.

Vlerësimet janë se masiviteti i tejkaloi pritshmëritë. Përveç sheshit Sintagma, të gjitha rrugët qendrore janë të stërngarkuara me popull, diçka që nuk ishte parë në Athinë viteve të fundit.

Një pjesë e qytetarët të cilët kanë ardhur në qendrën e Athinës, por për shkak të masivitetit dhe rrugëve të stërmbushura nuk arritën të vijnë në sheshin Sintagma, zgjodhën që protestën dhe fjalimet t’i ndjekin prej kafeneve përreth, të cilat të përgatitura për protestën kanë siguruar televizorë në të cilët drejtpërdrejt ndiqet protesta.
Parullat të cilat i thonë janë të njohura, u dëgjuan edhe në protestën në Selanik, porosisin se Maqedonia është greke, ndërsa sipas analistëve dhe gazetarëve në Greqi, protesta, siç analizoi MIA, merr karakter antiqeveritar.

“Cipras dhe Kamenos po e shesin Maqedoninë, të mbahen zgjedhje tani”, shkruan në transparentin të cilin po e mbanin disa grekë të rinj, ndërsa “Maqedonia është greke” është slogani më i shpeshtë i grekëve.

Grekët me të cilët ka biseduar korrespondentja e MIA-s nga Athina, thonë se janë krenarë që sot kaq shumë qytetarë në vend se në kafe ose drekë kanë dalë në rrugë për ta “mbrojtur emrin Maqedonia”.

“Ky është mesazh për Qeverinë, nuk ka të drejtë dhe nuk guxon të negociojë për emrin Maqedonia”, thotë për MIA-n një prej zonjë më në moshë e cila së bashku me miket e saj kishte ardhur në Sintagma me flamuj grek.