Propozimet e Këshillit Atlantik për strategjinë e re SHBA-së për Ballkanin


Këshilli Atlantik sot në internet faqen e tij e publikoi raportin për strategjinë e re amerikane për Ballkanin, me titullin “Ballkani përpara: Strategjia e re e SHBA-së për rajonin”, në të cilin mes tjerash propozon edhe prani të përhershme ushtarake amerikane në Evropën Juglindore dhe ripërtërim të reputacionit të SHBA-së si ndërmjetës i vërtetë

Për nesër në Uashington është caktuar konferenca e Këshillit Atlantik për Ballkanin Perëndimor, në të cilën do të marrin pjesë shefat e diplomacive, mes të cilëve edhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

“Pas përleshjeve gjatë viteve të 90-ta besoheshe se Ballkani Perëndimor ndodhet në rrugën drejt stabilitetit dhe se premtimi për integrimin eiroatlantike do t’u ndihmojë vendeve të ish-Jugosllavisë që të kalojnë nëpër reforma të dhimbshme të brendshme dhe do ta nxisin rajonin në bashkëpunim më të ngushtë, që do të ndihmojë në tejkalimin e plagëve nga lufta”, qëndron në raport.

Këshilli Atlantik shton se në rajon është arritur progres i madh – Sllovenia dhe Kroacia tani janë vende anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, ndërsa Shqipëria dhe Mali i Zi janë anëtare të Aleancës Atlantike të Veriut.

“Edhe pse rajoni akoma dëshiron t’i bashkangjitet Perëndimit dhe institucioneve të tij, verdikti final nuk duhet të  merret si i gatshëm. SHBA -ja munden në mënyrë të veçantë dhe duhet të kenë rol kyç në të, si do të jepnin votën për vizion të qartë, të përbashkët për rajonin dhe do të koordinoheshin me BE-në për vendosje të sërishme të rrugës së qartë drejt qëllimit të përbashkët transatlantik në nivelin politik”, theksohet në strategjinë e re amerikane për Ballkanin.

Në raportin janë theksuar disa hapa konkrete, që SHBA do të duhej t’i ndërmarrë që të ndihmojnë në stabilizimin e rajonit.

1. Këshilli Atlantik konsideron se SHBA duhet të vendosë prani të vazhdueshme të ushtrisë në Evropën Juglindore, me çfarë do të tregohej përkushtim konstant në arritjen e sigurisë në rajon dhe do të mundësohej vetes që në mënyrë afatgjatë të ndikojë në zhvillimin e ngjarjeve.

“Baza ushtarake Bondstil është ideale për atë. Ushtarët do të duhej ndihmojnë në përforcimin e aftësive të autoriteteve lokale në luftën kundër terrorizmit përmes stërvitjes dhe këmbimit të praktikave më të mira, si dhe ofrim të ndihmës në katastrofat humanitare, ndërsa kjo, gjithashtu do të duhej të dërgojë sinjal të qartë se SHBA është e përkushtuar në parandalimin e revizioneve të pamenduara të kufijve ekzistues, në çfarë inkurajon aventurizmi rus”, theksohet në raport.

2. SHBA duhet të tentojë të “arrijë afrim historik” me Serbinë

“Beogradi mundet dhe duhet të jetë partneri i afërt dhe aleat në rajon, por kjo mund të mbetet e vetme nëse fillon dukshëm të dsitancohet nga Rusia”, thekson Këshilli Atlantik.

3. SHBA-ja duhet ta rimarrin reputacionin e një ndërmjetësi të vërtetë, i cili ndër të tjera duhet të bëjë përpjekje shtesë për të përgatitur Athinën dhe Shkupin në të ardhmen për t’u bërë aleatë dhe për t’u bashkuar me BE-në në përpjekjet e tyre për të nxitur që  bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.

4. Duhet t’u kushtohet vëmendje sipërmarrësve dhe të rinjve në rajon.

“Asnjëra prej këtyre hapave nuk ka kuptim pa i kushtuar vëmendje perspektivave afatgjate ekonomike rajonit dhe të rinjve”, theksohet në raport.

Këshilli Atlantik potencon se BE-ja është dhe do të mbetet një lojtar i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor, me shumë më shumë burime, mjete, kapital njerëzor dhe vëmendje politike të përkushtuar për rajonin nga SHBA-ja.

“SHBA-ja duhet të mbajnë një autoritet të posaçëm, i cili mund të përdoret për të çuar përpara sigurinë e rajonit, në mënyrë që të mos bëhet kurrë një eksportues i problemeve apo konflikteve serioze”, rekomandon Këshilli i Atlantikut.