Prokuroria Speciale hap hetime të reja, i dyshuar edhe Bujar Osmani


Prokuroria Speciale ka hapur gjashtë hetime të reja, të cilat bazohen në dyshime për dëmtim financiar të buxhetit të shtetit në vlerë prej rreth 80 milion eurove. Mes të dyshuarve janë: Ish ministri i financave, Zoran Stavrevski, ish ministri për transport dhe lidhje Mile Janakievski, drejtori i Resurseve energjetike të Maqedonisë Kërste Milladinov, ish ministri i shëndetësisë Bujar Osmani… Ndërkohë që për propagandë dhe ndikim mbi publikun dyshohen: Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Aco Misajlovski, Marjan Cvetkovski dhe Zaharija Vulgarakis.

Ish ministri i shëndetësisë, Bujar Osmani së bashku me katër anëtarët e komisionit për furnizime publike në rastin “Pacienti” dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare në vitin 2010 dhe ndarjen e tenderit pa respektuar kriteret e tenderit për furnizime publike.