Prokuroria po kërkon “Komitët” që shanë shqiptarët në Krushevë


Prokuroria Publike ka thënë se po bashkëpunon me policinë për gjetjen e personave që dje gjatë festimit të Ilindenit në Krushevë, ofenduan dhe shanë shqiptarët.

Nga prokuroria thanë se në momentin kur policia do të idenfikojë personat që dje kanë qenë në grupin e atyre që shanin e përdornin gjuhë të urrejtjes, do të bëjë vlerësim dhe rastin do ta proceduojë me akuzën e përshtashme penale.

“Në bazë të autorizimeve, Prokuroria publike në koordinim me MPB-në, po merr masa për zbardhjen e ngjarjeve gjatë festës në Meçkin Kamen. Po merren masa për zbulimin e ndonjë vepre të mundshme penale dhe më pas edhe përgjegjësie”, shkruan në përgjigjen e prokurorisë.

Kujtojmë se dje në Krushevë, teksa festohej Ilindeni, një grup i tifozëve “Komitët”, shanin dhe ofendonin shqiptarët me fjalitë “Shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë”, “Maqedonia është e maqedonasve” dhe të tjera. Por për të qenë edhe më skandaloze sjellja e grupit që përhapte gjuhën e urrejtjes, gjatë kalimit të delegacionit të lartë shtetëror rrugës për në vendin ku po kremtohej Ilindeni, grupi hodhi shishe plastike në drejtim të zyrtarëve.

/Shenja/