Prokuroria në Sofje do ta hetojë aksidentin ajror tek vendi “Sollunska Gllava”

Prokuroria e Sofjes hapi procedurë parahetimore për rrëzimin e aeroplanit “cesna” në vendin “Sollunska Glava”  më 2 prill në të cilin humbën jetën familja katër anëtarëshe nga Bullgaria.

Prokuroria  e Sofjes njoftoi se do të  merren në pyetje të gjithë të punësuarit në Drejtorinë për Marrëdhënie Konsullore në MPJ-në bullgare që janë  të njohur me rastin, si dhe përfaqësues kompetentë për qarkullimin civil  ajror në Maqedoninë Veriore, lidhur me informacionet për turbulencat e forta dhe për humbjen e kontrollit të pilotit  mbi avionin, transmeton “Bëgënes”.

Prokuroria do të kërkojë informacione për  ekspertizat e bëra në Maqedoninë e Veriut, ndërsa janë shqyrtuar edhe mundësitë për konfirmimin eventual të defektit të aeroplanit.

Hetimet për aksidentin ajror filluan edhe kompetentët e Maqedonisë së Veriut. Është formuar komision për hetimin e aksidentit në të cilin përkundër përfaqësuesve të Komitetit për hetime të aksidentit të forcave ajrore dhe incidentet serioze KINSIV, do të angazhohen edhe ekspertë të jashtëm nga fusha e  aviacionit civil.

Në koordinim me autoritetet në Sofje është dakorduar  që pjesë e komisionit të jenë edhe dy hetues nga Bullgaria.