Prokuroria në Prilep po heton gjuhën e urrejtjes


Prokuroria në Prilep ka njoftuar se është duke u angazhuar për të mbledhur prova në lidhje me sulmet dhe gjuhën e urrejtjes të manifetuara gjatë kremtimit të festës kombëtare të Meçkin Kamenit.

Prokuroria ka njoftuar se ka marrë një ankesë penale të paraqitur nga Sektori për Punë të Brendshme në Manastir, kundër dy personave të identifikuar si dhe dhe personave të tjerë të panjohur, të dyshuar për nxitjen e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit mbi baza diskriminuese nacionale, racore e fetare. /SHENJA/