Prokuroria kërkon paraburgim për Toni Jakimovskin


Toni Jakimovski, ish shefi i kabinetit të ish kreut të DSK-së, Sasho Mijallkov, është marrë në pyetje për një vepër të re penale lidhur me keqpërdorimin e pozitës zyrtare. Prokuroria për krim të organizuar kërkon paraburgim për Jakimovskin. Jakimovski sot ishte në pyetje për rastin e PSP-së “Shënjestra” për përgjim ilegal, ku u arrestua. Përveç Jakimovskit për këtë lëndë dyshohen edhe tre persona të tjerë.

Jakimovski dhe tre personat e tjerë dyshohen se si të punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim  pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, e kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare dhe autorizime dhe e kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonisë për 50.670.000 denarë.

Në periudhën nga janari i vitit 2007 deri në maj të vitit 2017, të dyshuarit si persona zyrtar   në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, me moskryerjen  e detyrave të tyre zyrtare, kanë vepruar në kundërshtim me “Udhëzimin për shfrytëzim të mjeteve për qëllim të veçantë  të DSK-së”, Në periudhën kohore të cituar, në 172 kthime, të dyshuarit  kanë marrë mjete në para për të cilat kanë dorëzuar  kërkesë dhe vërtetime të përhershme  për vlerat që i kanë marrë.   Në fund të vitit, dokumentacionin  për pagesë – “Librat kryesor për evidentim”, i kanë shkatërruar, pa leje të veçantë nga Drejtori  i Drejtorisë dhe pa procesverbal, duke mos lënë shembuj të kontrolleve, raportet dhe librin kryesor për evidentim. Me veprimet e tilla kanë shkaktuar dëm në buxhetin e shtetit në vlerë të tërësishme prej 50.670.000 denarë.

Duke i vlerësuar kushtet e plotësuara,  prokurori publik kompetent deri te gjykatësi për procedurën paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1-Shkup, dorëzoi propozim për përcaktimin e masës – paraburgim për të dyshuarit.