Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Jakimovskin

Prokurori kompetent publik nga Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore Shkupi 1 Shkup, parashtroi propozim për përcaktim të masës së paraburgimit kundër ish-kryetarit të Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, dhe ndaj dy personave të tjerë, për të cilët ekziston dyshimi themelor se kanë kryer vepër penale Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit. Njëri nga personat dyshohet edhe për vepër penale Ndërtim pa leje. Që të tre sot në mëngjes u arrestuan dhe nxorën para gjykatësit të procedurës paraprake.

Prokuroria kumtoi se gjatë periudhës së kaluar ka sjellë katër urdhëra për zbatim të procedurës hetimore në të cilat janë përfshirë disa persona, mes të cilëve edhe Jakimovski.

“Në gusht të vitit 2018, prokuroria solli urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër pesë personave për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, në tre procedura për furnizime publike, me ç’rast dy kanë kryer vepër penale “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” nga neni 353 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 22 lidhur me nenin 45, përderisa tre nga të dyshuarit për vepër të kryer penale “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” nga neni 353 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 45 të Kodit penal. Në fillim të këtij muaji hetimi është zgjeruar për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ish-kryetari i Komunës dhe dy persona të  tjerë kanë kryer nga një vepër penale Ndërtim pa leje”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Për veprën e njejtë penale – Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit është sjellë urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër dy personave të cilët në vitin 2015, duke i tejkaluar autorizimet e veta zyrtare në emër dhe për llogari të komunës zbatuan furnizim publik për “Ripërtëritje të gjelbërimit dhe luleve” (mbjellje pranverore dhe vjeshtore – 2015), që ishte në kompetenca të Qytetit të Shkupit, duke vepruar me atë rast në kundërshtim me nenin 48 të Ligjit për furnizime publike. Në këtë rast, i kanë mundësuar personit juridik dobi pronësore në emër të furnizimit publik në shumë prej 7.209.600,00 denarë pa TVSH në dëm të Buxhetit të komunës.

Është ngritur procedurë hetimore edhe kundër nëntë personave të cilët gjatë periudhës prej vitit 2011 deri në vitin 2017 e keqpërdorën pozitën e vet zyrtare dhe autorizimin me ndërmarrjen e veprimeve që nuk është dashur t’i ndërmarrin dhe me tejkalim të kufijve të autorizimeve të tyre zyrtare kanë vepruar në kundërshtim të “Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje”, me ç’rast objekteve të përkohshme u kanë lejuar përputhje  në dokumentacionin urbanistik planor dhe regjistrimin e  tyre në librat publik për patundshmëritë si objekte legale.

Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për vepra të njejta penale dhe periudhën kur janë kryer, ndërkaq për shkak të zbatimit të procedurës së vetme, lëndët janë bashkuar në një.

Njëherit, për shkak të udhëheqjes së procedurës, kundër gjashtë personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se e kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare dhe autorizimin, prokurori kompetent, gjykatësit të procedurës paraprake i parashtroi edhe propozim për përcaktim të masave të kujdesit dhe atë ndalesë për largim nga vendbanimi, obligimin që përkohësisht t’i paraqiten personit zyrtar apo organit shtetëror dhe marrja e përkohshme e dokumentit të udhëtimit apo dokumentit tjetër për kalim të kufirit shtetëror përkatësisht ndalesë për dhënie të tij.