Prokuroria e Shkupit merret me audio incizimin për kryetarin e Shuto Orizarës, Dudush


Prokuroria Themelore Publike Shkup sot ka marrë njoftim me shkrim nga Sektori për punë të brendshme – Shkup, i cili ka të bëjë me publikimin e audio incizimit në portalin “Lider”, si dhe artikullin me titullin “AUDIOBOMBA: Kryetari i komunës nga radhët e LSDM-së rrah dhe mundon një njeri të rrëmbyer”.

“Menjëherë pas pranimit të njoftimit me shkrim, prokurori kompetent publik ka dhënë urdhër për ekspertizë të celularëve të dy personave – të kryetarit të një komune të Shkupit dhe të një personi të përmendur në materialin e incizuar. Aparatet telefonike do të inspektohen  për shkak të marrjes së të dhënave nga komunikimi mes vete të këtyre dy personave dhe për konfirmim nëse në to ekzistojnë materiale të incizuara në mënyrë të paautorizuar”, kumtoi Prokuroria Publike.

Prej atje theksojnë se njëkohësisht deri tek operatorët mobilë është dhënë kërkesë për sigurimin e listimeve nga numrat e telefonave që të konfirmohet komunikimi telefonik i dy personave.

Pas marrjes së të gjitha këtyre veprimeve, përderisa me këtë rast sigurohen dëshmitë relevante për vepra të bëra penale të cilat ndiqen për detyra zyrtare, SPB Shkup, është e detyrueshme të parashtrojë kallëzime penale kundër autorëve të atyre veprave penale.