Prokuroria e ka marrë raportin nga ekspertiza e telefonit të Janevës


Në Prokurori për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka arritur raporti i ekspertizës së telefonit të prokurores publike speciale Katica Janeva që i është konfiskuar lidhur me hetimin e rastit “Reket”, konfirmuan për MIA-n nga Prokuroria.

Detaje  zyrtare  nga ajo që ka treguar ekspertiza, siç thonë nga Prokuroria, nuk janë njoftuar në interes të hetimit.

Ekspertiza e telefonit të Janevës ishte me qëllim që të shihet komunikimi i saj me  të dyshuarit në “Reket”.

Shefja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Vilma Ruskoska këtë fundjavë në TV intervistë tha se kanë  xhirime prej të cilave dëgjohen dhe shikohen se i dyshuari Bojan Jovanovski ka biseduar me dëshmitarin biznesmen, në spikerfon ka qenë edhe prokurorja publike.

Katica Janeva dha dorëheqje nga funksioni të hënën e kaluar, prej kur nuk është e qasshme për opinionin. Janeva, siç informojnë nga PSP-ja, të martën ka hapur raport mjekësor.