Prokuroria: Çavkov dhe 35 persona ndiqen penalisht për terrorizëm


Ish-drejtori Mitko Çavkov dhe 35 persona tjerë dyshohen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurosë, në pajtim me nenin 313 të Kodit Penal, vepër për të cilën parashikohet dënim minimal prej 10 viteve burg, përcjell Alamkos.

“Rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” është dyshimi për vepër penale i të ndaluarve për ngjarjet e 27 prillit në Parlamentin maqedonas.

Rreth gjykatës mund të shohim një prani më të madhe të policisë, dhe fotografimi si dhe incizimi janë të ndaluara përreth gjykatës. Deri më tani, është e njohur jozyrtarisht se një nga deputetët ka kërkuar imunitet, ligjërisht dënimi që duhet t’ju shqiptohet përcillet nga 5 deri në 10 vjet burg.

Paraburgimi filloi këtë mëngjes rreth orës 5 të mëngjesit. Mitko Chavkov, u arrestua në shtëpinë e tij. Prokuroria ende nuk njofton detajet, dmth cilat masa janë të nevojshme për tu shqiptuar. Procedurat paraprake për të enjten e përgjakshme përfunduan, dhe hetimi është në proces. Policia ka arrestuar sot edhe persona tjerë të ndërlidhur me dhunën në Kuvend. Janë ndaluar 15 persona, në mesin e të cilëve janë edhe deputetë dhe qytetarë.

Në mesin e të ndaluarve janë deputeti Luben Arnaudov, aktori Vllado Jovanovski, Goran Angellov – Qoseto nga Velesi, deputetja Zhaklina Stefanovska, deputeti Kërsto Mukoski, ish drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sashe Stefanovski.