Prokurori tërheq akuzën kundër një të akuzuari në rastin e Selës


Nuk ka prova se i akuzuari Sasho Senkov e ka bërë veprën penale tentim për vrasje të Zijadin Selës, kjo ishte deklarata e prokurorit Darko Jakimovski i cili njoftoi se ndaj të akuzuarit Sasho Senkov do të ndërpritet përndjekja penale.

Prokurori Darko Jakimovski ka vërtetuar se i akuzuari Sasho Senkov nuk ka pasur asnjë afërsi fizike me Zijadin Selën dhe nuk ka bërë asnjë goditje. Prokurori tha se ai ka tentuar që të hyjë në turmë për ta ndihmuar Selën por turma e ka shtyrë. Jakimovski tha se ai vërtetë ka tentuar të mbrojë e jo të sulmojë dhe kjo duket nga video e fundit. Prokurori tha se ia ka analizuar edhe sjelljen në çdo video dhe ka parë se ai as nuk ka tentuar që të bëjë ndonjë veprim të dhunshëm.

Është vërtetuar edhe se Stojan Pavlevski nuk e ka goditur aspak Selën dhe vetëm ka ndihmuar që ai të tërhiqet nga vendi i rrezikut. Sipas prokurorit, ai nuk ka qenë fare brenda në sallë teksa ka ndodhur rrahja prandaj edhe propozon ti ndryshohet akuza.

Prokurori tha se me videon e fundit u dëshmuan gjithë rrethanat e sulmit. Si është nxjerrë Sela, kush dhe si e ka goditur e të tjerë.

Prokurori tani po i lexon detajet e akuzës së modifikuar prej të cilës mund të dalin edhe disa akuza të zbutura. /SHENJA/