Prokurori i rastit “Monstra”: Ende qëndron aktakuza për terrorizëm


Prokurori i rastit “Monstra”, Naum Paunovski në deklaratën e tij tha se në këtë fazë ata qëndrojnë në akuzën e vjetër me të cilin të akuzuarit ngarkohen për terrorizëm, raporton SHENJA.
“Ata kanë vrarë djemtë maqedonas për të krijuar frikë dhe pasiguri tek qytetarët e Maqedonisë.
Para ngjarjes ata e kanë kontrolluar terrenin dhe kanë shikuar se çfarë nacionalitetesh vijnë
çfarë moshe. Tokën në të cilën ka ndodhur ngjarja e ka patur nën koncesion Fejzi Aziri”, tha prokurori Paunovski, raporton SHENJA