Projektligji për Protokollin për anëtarësim në NATO mori dritë të gjelbër nga Komisioni kompetent në Parlamentin grek


Siç del nga debati dhe nga qëndrimet e anëtarëve të Komisionit, projektligji nga Ministria e Punëve të jashtme “Ratifikimi i Protokollit ndaj Marrëveshjes Veriatlantike për aderim të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, është pranuar fillimisht, në tërësi edhe nga shumica, tha kryetari i Komisionit për Siguri Kombëtare dhe Çështje të Jashtme në Parlamentin grek Konstatinos Duzinas, në fund të debatit pesë orë e gjysmë.

Pasi që Komisioni kompetent dha dritë të gjelbër, për projektligjin, në seancë plenare, nesër do të diskutojnë deputetët, ndërsa debati do të përfundojë me votim.

Që të votohet Protokolli për anëtarësim në NATO, nevojiten minimum 151 vota.