Presidenti Ivanov nuk do ta nënshkruan ligjin për gjuhët


Pas miratimit në lexim të tretë në Kuvend të ligjit për përdorimin e gjuhëve, presidenti Gjorgji Ivanov tani është i detyruar që ta dekretojë dhe nuk ka të drejtë më të refuzojë si kishte në fazën e dytë.

Këtë e detyron në mënyrë decide neni 75 i Kushtetutës së vendit.

“Ligjet shpallen me dekret. Dekretin për fuqizimin e ligjit e nënshkruajnë kryetari i Republikës dhe kryetari i Kuvendit. Kryetari i Republikës mund të vendos të mos e nënshkruaj dekretin për shpalljen e ligjit. Kuvendi përsëri e shqyrton ligjin dhe nëse e miraton me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, kryetari i Republikës është i obliguar ta nënshkruajë dekretin”.

Nga ana tjetër edhe vetë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në konferencën e mbajtur pas miratimit të ligjit tha se kreu i shtetit as tani dhe as në fazën e parë nuk ka pasur të drejtë të vlerësojë kushtetueshmërnë e ligjit. I vetmi organ që ka të drejtë për interpretime të tilla tha ai është Gjykata Kushtetuese.