Presidenti Ivanov ende nuk ka dorëzuar kërkesë për buxhet të kabinetit të tij të ardhshëm


Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov ende nuk ka dorëzuar  kërkesë te Shërbimi qeveritar për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta për buxhetin që i vijon pas përfundimit të mandatit  në datën 12 të këtij muaji, ndërsa i cili arrin tetë për qind nga Buxheti vjetor i institucionit Presidenti i shtetit.

Zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski sot kumtoi se te Shërbimi qeveritar për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta (SHPPP) deri tani është dorëzuar kërkesë për informim  se sa është buxheti i cili i takon kabinetit të presidentit pas përfundimit të mandatit dhe në suaza të atij buxheti cilat janë specifikat për formimin e kabinetit të ish presidentit.

“SHPPP është përgjigjur  në informatën se ai Buxhet është në vlerë prej tetë për qind të Buxhetit vjetor  të parashikuar për institucionin Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se në suaza të atij buxheti Kabineti i presidentit duhet të dorëzojë  kërkesë te SHPPP  për hapësira afariste etj. Deri dje  kërkesë e tillë nuk është dorëzuar. Ajo që ka ndodhur është komunikimi mes Kabinetit dhe Shërbimit për punë të përgjithshme”, tha Boshnjakovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp për vendimet e seancës së rregullt qeveritare.