Prej nesër pasdite shi dhe bubullima


Prej nesër pasdite dhe në ditët në vijim, shteti do të jetë nën ndikimin e masës së lagësht dhe jostabile ajrore, e cila do të kushtëzojë reshje lokale shiu dhe bubullima.

Sinoptikanët për të shtunën paralajmërojnë në disa vende procese më intensive në formë të motit të keq me reshje përmbytëse, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të breshërit.