Prej nesër mot dukshëm më i ftohtë


– Mot i ndryshueshëm me vranësira, dukshëm më i ftohtë dhe më me erë na pret prej nesër deri të enjten për shkak të depërtimit të masës shumë të ftohtë ajrore nga veriu.

Prej sot pasdite pritet rritje e vranësirave dhe reshjeve të shiut nga perëndimi që në nivel lokal do të jenë të rrëmbyeshme ndërsa gjatë natës do të përhapen kudo dhe do të jenë të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore dhe veriore ku në malet dhe në viset më të larta do të kalojnë në dëborë. Era do ta ndryshojë drejtimin në verior dhe përkohësisht do të përforcohet.

Temperatura minimale nesër do të lëvizë prej minus dy deri në pesë gradë Celsius, të mërkurën minus gjashtë deri në një, të enjten prej minus tetë deri në minus një, të premten prej minus shtatë deri në një, të shtunën prej minus tetë deri në një dhe të dielën prej minus pesë deri në minus një gradë Celsius.

Temperatura maksimale nesër do të lëvizë prej zero deri në nëntë gradë Celsius, të mërkurën prej minus dy deri në gjashtë gradë Celsius, të enjten prej zero deri në shtatë, të premten prej minus një deri në shtatë, të shtunën prej dy deri në nëntë dhe të dielën prej katër deri në 12 gradë Celsius.