Prej 1 nëntorit biletë për një vozitje në transportin urban në Shkup, çmimi 50 denarë


Фото: Б. Грданоски

Prej 1 nëntorit do të mund të blihet biletë për një vozitje në autobusët e NPQ-së dhe transportuesve privatë në Shkup. Çmimi, sipas vendimit të Këshillit të Qytetit të Shkupit e sjellur sot, do të jetë 50 denarë.

Bëhet fjalë për biletë prej letre e cila duhet ta mbushë zbrazëtirën e cila u krijua me vendosjen e kartelës “Skopska” të atyre të cilët përdorin transportin urban rrallë, e posaçërisht turistët.

“Kartela ‘Skopska’ mund të mbushet vetëm në pikat shitëse të NPQ “Shkup” dhe trafika, Qytetarët të cilët rrallë e përdorin transportin publik apo janë nga qytete të tjera, ndërkaq në Shkup vijnë për nevojë, duhet të pajisen me kartelë jo të personalizuar apo të paguajnë me telefon celular. Në situatën më të pavolitshme janë turistët të cilët nuk mund t’i përdorin opsionet e tanishme të transportit publik, përkatësisht nuk mund të blejnë kartelë në autobus”, konsideron kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Çmimet e transportit në NPQ për mbushje të kartelës “Skopska” mbeten të pandryshueshme, përkatësisht 35 denarë është vozitja me kartelë kur mbushet si shumë, përderisa 25 denarë kur bëhet mbushja me 10 vozitje të cilat kushtojnë 250 denarë.