Pranohet aktakuza e Speciales për rastin “Tanku”


Është pranuar aktakuza e Prokurorisë speciale publike për lëndën “Tanku”. Ende nuk është konfirmuar data e fillimit të gjykimit as edhe gjykatësi që do të udhëheq lëndën.

Rasti “Tanku” i referohet keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe autorizimeve nga ana e ish polices së parë Gordana Jankullovska dhe kryeshefit për furnizime publike Gjoko Popovski rreth furnizimit të veturës luksoze “Mercedes” në vlerë prej mbi gjysmë milionë euro me çka kanë dëmtuar buxhetin e shtetit.