PPTH – Shkup po bën ekspertizë në vendin e aksidentit tragjik


Prokurori Publik Kujdestar i Prokurorisë Publike Themelore Shkup është duke bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes së aksidentit tragjik i cili ndodhi në autostradën Shkup – Tetovë dhe në të cilin deri në këtë moment jetën e humbën 13 persona, ndërsa më shumë janë lënduar.

Sipas informacioneve të para nga ekspertiza, aksidenti ka ndodhur pasdite kur një autobus i kompanisë “Durmo turs” me targa të Gostivarit ka kaluar përmes bankinës në anën e kundërt të autostradës ndërsa më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë.

Në drejtim të përcaktimit të shkaqeve të aksidentit, prokurori publik do të japë urdhra për autopsinë e personave të cilët e humbën jetën, si edhe për kontroll të jashtëzakonshëm teknik të automjetit. Gjatë natës vendi i fatkeqësisë do të sigurohet, ndërsa ekspertiza dhe tërheqja e autobusit do të vazhdojë gjatë ditës së nesërme.

Shoferi i autobusit është i lënduar dhe është hospitalizuar, nga prokurori publik kompetente është dhënë urdhër për analizën e gjakut dhe të urinës.