PPRM: Nuk është rrezikuar e drejta e pensionit të të siguruarve


Në kuadër të procedurës parahetimore e cila ka të bëjë me mos sistemimin e të siguruarve në shtyllën e dytë të sistemit pensional dhe mospagesën e kontributeve në fondet pensionale private Prokuroria Themelore Publike ka marrë dëshmi nga drejtori i përgjithshëm i FSPIM, përfaqësues i Agjencisë për Supervizion të Sigurimit Pensional me Financim Kapital (ASSPFK), kryetari i Këshillit drejtues të KB Shoqërisë së parë pensionale dhe përfaqësues i shoqërisë pensionale SAVA. Gjithashtu nga MPPS janë dorëzuar dokumente të cilat kanë të bëjë me mbikëqyrjen e  Ministrisë ndaj punës së Fondit për SPIM. Siç informojnë nga PTHRM, nga kontrollet e deritanishme, prokuroria ka konfirmuar se nuk është rrezikuare drejta e pensionit të të siguruarve.

“Prokuroria Themelore Publike Shkup intensivisht vepron për padinë penale nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kundër kryerësit të panjohur për vepër penale – Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimeve sipas nenit 535 nga Kodi Penal, ndërsa ka të bëjë me shpërndarjen e të siguruarve në shtyllën e dytë të sistemit pensional dhe mospagimi i kontributeve në fondet private pensionale”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Në suaza të procedurës parahetimore të MPPS është kërkuar edhe në PTHP në mënyrë shtesë ka dorëzuar  dokumente të cilat kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e Ministrisë ndaj punës së Fondit të Sigurimit Pensional Ivalidor. Deri në këtë moment, deri te PTHP nuk kanë arritur raportet e kërkuara nga Enti shtetëror për Revizion për rishikimet e kryera në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor në periudhën kritike.

“Prokurori Publik do të vendos nëse është e nevojshme të ndërmerren edhe veprime tjera gjatë procedurës parahetimore. Nga kontrolli i deritanishëm, prokuroria konfirmoi se nuk është rrezikuar e drejta e pensionit të të siguruarave në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesë.

Nga Prokuroria përkujtojnë se më 8 shkurt të këtij vitit, prokurori publik kompetent i cili vepron në padinë penale të parashtruar, e mori në pyetje edhe parashtruesin e padisë, ministren e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska