PPE kërcënon VMRO-DPMNE-në me përjashtim


VMRO-DPMNE mund të përjashtohet nga familja e saj evropiane nëse vazhdon të sillet në mënyrë jokonstruktive ndaj Marrëveshjes së Prespës, brifojnë anëtarë të Partisë Popullore Evropiane (PPE).

Partia Popullore Evropiane është më e madhja dhe më me ndikim në Bashkimin Evropian, në të anëtarë janë thuajse të gjitha partitë demokristiane nga shtetet anëtare të BE-së dhe shtetet kandidate. Burime në këtë parti theksojnë për MIA se sjellja e opozitares VMRO-DPMNE ka shkaktuar vrer të madh tek udhëheqësit e lartë të PPE-së.

Të dielën, kryetari i PPE-së, Zhozef Doll me telefon ka biseduar me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, mëson MIA. Doll në fund “në mënyrë jodiplomatike dhe të ashpër” ka paralajmëruar Mickovskin se nëse VMRO-DPMNE nuk lejon debat demokratik për miratimin e Marrëveshjes së Prespës, partia do të “duhet plotësisht të bart përgjëgjësinë për gjitha pasojat me të cilat përballet vendi”.

Diplomatët në Bruksel druajnë se pa Marrëveshjen e Prespës, Maqedonia do të izolohet politkisht dhe ekonomikisht dhe se përballet me rrezik serioz të regresit demokratik.

Krerë të PPE-së i kanë vënë në dijeni Mickoskit se një nga pasojat e mundshme me të cilat përballet VMRO-DPMNE është përjashtimi nga radhët e familjes së tyre evropiane.

Komisari për zgjerim Johanes Han që poashtu është nga radhët e PPE-së dje në intervistën për gazetën austriake “Standard” ka shprehur shqetësim për informacionet se VMRO-DPMNE i frikëson dhe u kërcënohet deputetëve të cilët do të donin të votojnë për ndryshimet kushtetuese.

Anëtarë të PPE-së refuzojnë të komentojnë, i vetmi reagim ka qenë madje një tuit i presidentit Doll të hënën mbrëma ku ai shprehu shqetësim për jokonstruktivitetin e VMRO-DPMNE-së.

Sipas burimeve të MIA-s në PPE, Mickovski nuk ka hyrë në konflikt me PPE, por ka qenë i mbyllur tërësisht dhe “thellë i kapur”, thonë nga kjo parti.  As porositë e PPE-së, as edhe të Angela Merkelit apo Sebastian Kurcit, nuk kanë pasur asnjë efekt mbi liderin e partisë më të madhe opozitare.

Edhe krahas kritikave të ashpëra nga KE në të kaluarën për qeverisjen e VMRO-DPMNE-së, PPE asnjëherë deri tani publikisht nuk ka shprehur dëshpërim dhe mospajtim me partinë e saj simotër në Maqedoni.