Polonia e ka ratifikuar Protokollin për anëtarësim në NATO


Parlamenti i Polonisë sot e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Pro ratifikimit të Protokollit kanë votuar 388 deputetë, një ishte kundër, ndërsa dy abstenuan.

Në elaborimin e Ligjit për ratifikimin e Protokollit,  thuhet se pranimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të kontribuojë për stabilizimin e Ballkanit dhe do të ndihmojë për vazhdimin e reformave në këtë pjesë të Evropës. Hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO, citohet në ligj, është edhe konfirmim se dera e Aleancës mbetet e hapur, për çka Polonia angazhohet fuqishëm.

Polonia është vendi i dhjetë që e ka ratifikuar  Protokollin. Fillimisht këtë e bëri Greqia, më pas Sllovenia, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Rumania, Lituania dhe Danimarka.

Vendet anëtare të NATO-s më 6 shkurt e kanë nënshkruar Protokollin për aderimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Pas ratifikimit të Protokollit në parlamentet e të gjitha 29 vendeve anëtare të Aleancës, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e plotfuqishme.