Policia jep detajet e personit të arrestuar në protestën e sotme


Pranë Bit Pazarit në Shkup, policia ka arrestuar një person për shak se i njejti ka qëlluar me gur një autobus urban.

 

Kjo ka ndodhur pas protestës së mbajtur para Qeverisë për “Rastin e Almir Aliut”

Nga policia arrestimin e 22 vjeçarit e kanë konfirmuar.

“Në bulevanrdin Krste Misirkov afër urës për këmbësorë, disa persona kanë gjuajtur me gurë drejt autobusit urban me numër 50, i cili ka udhëtuar nga Bit Pazari drejt Qendrës. Janë ndërmarrë të gjitha masat e aktivistet për t’i gjetur autorët, ndërsa deri më tani është arrestuar personi me iniaciale A. M. (22 vjeçar)”, – thanë nga MPB për këtë rast./Almakos