Policia financiare trondit edhe Klinikat për hematologji dhe reumatologji


Policia financiare ka hyrë në Klinikat për hematologji dhe reumatologji dhe në Agjencinë për barna, qëllimi i inspektorëve ka qenë furnizimi i fundit për barnat Mabtera e cila në vend që drejtëpërdrejtë nga prodhuesi është sjellë paralelisht nga një tjetër importues, transnmeton Zhurnal.mk

Nga policia financiare kanë thënë se hetimi ka nisur pas ankesave të disa pacientëve të cilët janë ankuar për barnat që kanë pranuar.

“Kemi marrë ankesa për import paralel dhe kjo do të vërtetohet nëse bëhet fjalë për barnat origjinal, kemi hyrë edhe në klinikat që të vërtetojmë nëse kanë certifikatë për kualitet dhe licenca tjera, por kjo do të zgjasë sepse jemi në gjysëm të rrugës”, thonë nga policia financiare./lajm