Policia Financiare: Jakimovski ka dëmtuar buxhetin e shtetit gjysmë milion euro


Policia financiare ka llogaritur se Stevço Jakimovski e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për gjysmë milion euro.
“S.J”, në cilësinë e kryetarit të Karposhit, gjatë vitit 2012 dhe 2013 e ka keqpërdorur pozitën zyrtare. Në emër dhe në llogari të buxhetit të komunës, ka zhvilluar dy tenderë edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se firma “Alkonproekt” nga Tetova, në të dy tenderët nuk ka lënë garanci bankare për zhvillimin kualitativ dhe në kohë të punimeve. Në vend që S.J ta prishë marrëveshjen dhe ta aktivizojë garancinë bankare, ai e ka lejuar firmën që të vazhdojë të punojë. Në vend që ti aktivizojë garancitë, ai vetëm i ka prishur marrëveshjet”, thuhet në njoftimin e Policisë Financiare, transmeton SHENJA.