Policia është duke e verifikuar kush e ka kërcënuar gjykatësen Kacarska


Sigurim policor për gjykatësen Dobrila Kacarska është miratuar tashmë dy javë me kërkesë të Gjykatës Penale, konfirmoi sot në konferencë për media ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Kemi obligim për të gjithë bartësit e funksioneve publike për të cilët do të ketë kërkesë apo ekziston rrezik sigurie të sigurojmë mbrojtje të integritetit dhe të personit. Në këtë rast në bazë të kërkesës nga Gjykata, ndërsa pas vlerësimit të bërë në shërbim, i është ndarë sigurim fizik gjykatëses Dobrilla Kacarska”, deklaroi Spasovski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për vendimin e sigurimit të gjykatëses Kacarska.

Policia, siç theksoi, punon në procedurën për zbulim kush dhe pse i bënë kërcënimet, por për këtë do të informojnë kur do të ketë më shumë informacione.

Kacarska e udhëheq lëndën “Tenk” të Prokurorisë Publike Speciale në të cilën e shqiptoi masën dënim me burg të ish-kryeministrit Nikolla Gruveski dhe ish-ndihmësministrit të Punëve të Brendshme Gjoko Popovski. Në këtë rast akuzohet ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, për të cilën për shkak shtatzënisë së rrezikshme u veçua procedura. /koha.mk/