Policia e Kumanovës arreston dy persona nga Likova, janë dënuar me 15 vite burg


Policia e Kumanovës dje ka arrestuar personat S.M. (45) dhe S.M. (66), të dy nga fshati Runicë – komuna e Likovës, të dënuar me gjithsej 15 vite burg.
Për 45 vjeçarin S.M. është shpallur fletarrest ndërkombëtar për vuajtjen e dënimit me burg prej 12 viteve, për veprat e kryera penale “tentim për vrasje” dhe “armë mbajtje pa leje”. Ai është dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Idrizovës, transmeton Gazeta Lajm.
Për 66 vjeçarin S.M. është shpallur fletarrest ndërkombëtar për vuajtje të dënimit me 3 vite burg. Për vepër penale “tentim për vrasje”. Ai është dërguar në burgun e Kumanovës (Kshanje).