Policia dje në Shkup ka gjobitur një këmbësor, ka lëshuar 116 dënime

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Sektorit për punë të brendshme – Shkup në kuadër të masave dhe aktiviteteve të ndërmarra janë lëshuar 116 gjoba dhe është konstatuar se 31 shoferë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se e lejuara.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 15 shoferë nga të cilët: pesë shoferë pasi e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe 10 shoferë pasi e kanë drejtuar automjetin pa e marrë patent shoferin. Gjithashtu, kumtoi sot MPB-ja, nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 12 automjete pasi ishin të paregjistruara.

Janë sanksionuar pesë shoferë për shkak të kalimit në udhëkryq në dritën e kuqe të semaforit, katër për shkak të rreshtimit jo të drejtë, një për shkak të mosdhënies së përparësisë për kalim këmbësorëve në vendkalimin për këmbësorë, pesë shoferë pët shkak të mosvënies së rripit të sigurisë dhe shtatë shoferë për shkak të shfrytëzimit të celularit gjatë drejtimit të automjetit.