Policia arreston katër emigrantë nga Afganistani


Katër emigrantë, shtetas nga Afganistani, janë gjetur gjatë kontrollimit të kamionit në Prilep, njoftojnë nga Policia. Ata kanë hyrë në kamion me siguri nga Bursa, Republika e Maqedonisë.

Policia njoftoi se dje rreth orës 15:00 në Prilep, gjatë kontrollit të kamionit “DAF” me tabela të Gjevgjelisë, në pronësi të një personi juridik, dhe drejtuar nga Ç.M (49) nga Gjevgjelia janë gjetur katër shtetas nga Afganistani.

Prokurori Publik është njoftuar dhe po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit ndërsa shtetsait nga Afganistani do të dërgohen në Gjevgjeli.