Po përgatiten vendimet për të arrestuarit e djeshëm


Në Gjykatën Penale në Shkup ka përfunduar marrja në pyetje e të arrestuarve, të cilët Prokuroria Themelore i ndjek për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit, në lidhje me ngjarjet në Kuvend më 27 prill të këtij viti.
Nga Gjykata për AIM thanë se po përgatiten vendimet për gjithë të arrestuarit dhe pritet që gjatë ditës së sotme të publikohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dje gjykatësi i procedurës paraprake pesë personave ju shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve, mes të cilëve edhe ish-drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov dhe operistit Igor Durllovski, ndërsa dy personave ju shqiptoi masën e arrestit shtëpiak.
Deputetët të cilët u arrestuan dje janë lëshuar dhe për to pritet përgjigje nga Kuvendi, prej të cilit gjykata ka kërkuar t’u merret imuniteti i deputetit.