Po kontrollohet nëse ka pasur përgjim edhe në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion


Në rrjedhë është ekspertiza e hard disqeve të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, pasi pas kontrollit direkt nuk kanë ekzistuar mundësi teknike të përcaktohet nëse edhe atje është incizuar. Ende nuk dimë nëse edhe në këtë Prokurori është përgjuar, ka thënë në pres konferencën e sotme Prokurori publik i Prokuroisë Themelore Publike – Shkup, Sasho Rajçev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

“Së pari të përfundojë ekspertiza në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion, pastaj kalojmë në kontrolle rreth pautorizimit të përgjimit dhe më pas eventualisht në përgjimin nëse kemi qasje në ato biseda të personave të paautorizuar nga jashtë”, ka thënë Rajçev.

Prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski para disa muajsh në brifingun me gazetarë ka njoftuar se prej 30 shtatorit 2016 janë përgjuar numrat fiks të qendrave telefonike në PPRM dhe në dy hard disqe janë incizuar ato komunikime.

Qendra për telefeninë fikse në PPRM është instaluar në vitin 2013 kur dhe është zhvendosur ndërtesa, prandaj do të hetohet nëse pajisja është furnizuar me opsionin për incizim, ose është bërë në mënyrë shtesë.