PLD zgjedh kryetarin e saj


Partia Liberal Demokrate e Maqedonisë sërish e ka zgjedhur Goran Milevskin për kryetar të partisë. Kundër kandidat të tij ishin Nikica Korubin dhe Mirko Spirkovski, transmeton Portalb.mk.

Sekretar i përgjithshëm i partisë është zgjedhur Bobi Mojsovski, drejtori i burgut të “Idrizovës”.

Milevski theksoi se është keq që pushteti ligjvënës dhe ekzekutiv të përzihen në punën e gjykatave dhe theksoi se me siguri nuk do të votojë për propozim-ligjin për amnisti.

“Mendoj se së pari gjykata duhet ta thotë të vetën, të shohim kush është fajtori dhe kush nuk është, dhe pastaj politikanët të mendojnë se a është e domosdoshme ose e nevojshme t’i jepet falje nga kryetari ose amnisti nga parlamenti. Në përgjithësi është keq kur pushteti ligjvënës dhe ekzekutiv përzihen në gjyqësi. Ta shohim së pari ligjin, por unë personalisht mendoj se nuk do ta kisha përkrahur”, deklaroi Milevski.